E premte, 6 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shembje dherash në Shishtavec

Një shembje dherash e gurësh në aksin rrugës Kukës Shishtavec ka bllokuar sot në orët e para të mëngjesit lëvizjen e mjeteve në të dy kahet e saj. Shembja ka ndodhur në afërsi të Topojanit një km përtej urës së Orgjostit. Mjetet e firmës kontrkatore kanë bërë të mundur hapjen e një korsie për zhbllokimin e lëvizjes. Inxhinier i punimeve Shemsi Gashi thotë se shembja e skapratës ku ka rënë rreth 4 mijë metër kub inerte ka ndodhur gjatë natës. Segmenti ku ka ndodhur shembja është loti i dytë i rrugës Kukës Shishtavec i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit dhe ka vetëm pak javë që është përfunduar
Terreni në këto zona është i thepisur dhe përbërja shkëmbore e paqëndrueshme çka e përbën këtë rrugë të rrezikshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë