E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shembje dherash në Kukës-Shishtavec

Një shembje dherash e gurësh në aksin Kukës-Shishtavec, ka bllokuar në orët e para të mëngjesit te se premtes, lëvizjen e mjeteve. Shembja ka ndodhur në afërsi të Topojanit një kilometer përtej urës së Orgjostit. Mjetet e firmës kontrkatore kanë bërë të mundur hapjen e një korsie për zhbllokimin e lëvizjes. Inxhinier i punimeve Shemsi Gashi, thotë se shembja e skapratës ku kane rënë rreth 4 mijë metër kub inerte, ka ndodhur gjatë natës. Segmenti ku ka ndodhur shembja është loti i dytë i rrugës Kukës – Shishtavec i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë