E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shembja e urës në Kinë, rritet numri i viktimave

Ilustrim · Vizion Plus

Shembja e një ure rrugore në Kinë dy javë më parë  pas shirave të rrëmbyeshëm ka vrarë të paktën 38 persona, ndërsa 24 persona janë ende të zhdukur.

“Ura mbi një lumë u shemb pjesërisht më 19 korrik për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve në qytetin Sangluo në provincën veriore Shaanxi”, njoftoi në atë kohë agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Sanguo ndodhet pothuajse 900 kilometra në jugperëndim të Pekinit.Numërimi i fundit, më 20 korrik, ishte të paktën 12 të vdekur dhe më shumë se 30 të zhdukur. Ai u rishikua sot, me 38 të vdekur dhe 24 të zhdukur.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se 25 automjete u fshinë kur u shemb ura.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh