Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në “Tëitter”, BE nënvizoi se po ndjek me shqetesim situatën dhe shpreh keqardhje qe thirrjet per dialog nuk u ndoqën nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

“Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës. Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *