Presidenti Ilir Meta e nisi ditën me një kërcënim drejtuar mazhorancës. Teksa kujtoi shembjen e Teatrit Kombëtar në Ditën Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Meta deklaroi se përgjegjësit do të përgjigjen para drejtësisë për këtë akt.

 

“Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane. Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme! Sepse këto akte barbarie, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar. Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!”, u shpreh Meta në “Facebook”.

 

Kreu i shtetit shtoi se barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqëri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *