Lëvizja e mjeteve në Urën e Shtrezës është bllokuar për shkak të shembjes së urës.

 

Firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës- Shishtavec ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonit ne dy anet e urës. Ekspertët e ARRSH-së kanë vleresuar se ura është e rrezikshme për kalimin e mjeteve dhe duhet ndërtuar nga e para. Po mendohet hapja e një bypasi te rruga e vjetër ndërkohë që udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë për të lëvizur më pas në rrugën Krusheve-Dragash-Morine-Kukes për të ardhur në Kukës apo për të shkuar në Shishtavec, qe do te thote kalimin e dy pikave te kalimit kufitare ate te Shishtavecit dhe Morinit.

 

Ura ne fjalë është pjesë e rruges Kukes- Shishtavec nje investim i perfunduar ne vitin 2013. Në fakt i gjithë segmenti i rrugës Kukës- Shishtavec që përshkon Grykën e Vanave ka shkarje masive të cilat ndodhin në mot me reshje shiu e në raste sporadike shkarjet e gurëve ndodhin edhe në mot të thatë.

 

Ndërkohë paraditen e ditës së sotme në rrugen Kukës-Shishtavec nga Ura e Nimces deri Shtrezë ka patur reshje bore. Firma mirëmbajtese po mirëmban rrugën duke e hapur atë nga bora dhe gurët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *