E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Shembet pista e koncertit në Spanjë, 300 të plagosur

Më shumë se 300 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një koncerti në qytetin Galicia në Spanjë. Policia njoftoi se fatmirësisht nuk ka viktima, por 5 prej të plagosurve kanë marrë plagë serioze e po trajtohen në spital.

 

Dëshmitarët raportuan se pista e skenës pranë bregdetit ku po qëndronin, u shemb krejt papritur pak para mesnatës së të dielës. Të pranishmit, shumë prej tyre adoleshentë u përfshinë nga paniku, teksa po përpiqeshin të shpëtonin dhe disa ranë ne det. Mes të lënduarve ka edhe turistë.

 

Reklamë

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë edhe zhytës për tu siguruar se askush nuk kishte mbetur i bllokuar nën pistën e drunjtë.

 

Ende nuk dihet nëse platforma e drunjtë u rrëzua për shkak se kishte shumë njerëz në të, megjithatë kryebashkiaku i qytetit, Abel Caballero, ka thënë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve.

 

 

Më shumë video

Reklamë