E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Burrel – Klos

Një masiv shkëmbi është shembur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Burrel – Klos, duke rrezikuar automjetet që lëvizin në orët e mëngjesit.

 

Masivi shkëmbor është shembur në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq” në fshatin Suç. Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka patur automjete.

 

Reklamë

Ndërkohë qarkullimi është bllokuar në njërin kah lëvizjeje, ndërsa nuk ka ndërhyrje për largimin e gurëve për shkak se rruga ende nuk ka mirëmbajtje.

 

Shembje gurësh ka patur vazhdimisht edhe në aksin e Shkopetit e po ashtu edhe në aksin Klos – Qaf Buall.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë