E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Shembet mali pranë tunelit të Murrizit në Xibër, bllokohet rruga e Arbrit

Rruga e Arbrit aktualisht është e bllokuar për shkak të shembjes së një pjese të malit në Qafën e Murrizit.

 

Një masiv i madh dheu është shembur pak metra larg hyrjes së tunelit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të Qarkut Dibër.

 

Reklamë

Masivi i dheut i rënë prej afro 1 ore ka bërë që dhjetra mjete që ishin nisur drejt Tiranës të bllokohen në rrugë duke krijuar varg të gjatë makinash. E njëjta situatë është krijuar edhe në Byppas ku vargu i automjeteve është krijuar deri në Qafën e Murrizit.

 

Deri tani firma nuk ka ndërhyrë për pastrimin e dheut, ndërsa pritet që policia të bllokojë kalimin në këtë aks rrugor me postoblloqe në fshatin Fshat dhe Bastar të Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë