E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shembet godina me shpërthim/ Ndërtesa 4-katëshe u dëmtua nga tërmeti

Ky është momenti kur një objekt katër katesh në Durrës u shemb me shpërthim të kontrolluar  ngaInspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

 

Reklamë

 

Ndërtesa në zonën e Plevave të qytetit bregdetar qe përdorej si shtëpi banimi ishte demtuar nga termeti.

 

Për shembjen e objektit, IKMT përdori 2 kilogramë eksploziv, i cili u vendos në 100 pika  te ndryshme.

 

Pas verifikimeve te bera nga ekspertet ndertesa ishte klasifikuar e rrezikshme.

 

Nderkohe ne qytetin bregdetar vijon puna për rindërtimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.

 

Në një prej tyre, ishte këtë të martë dhe vetë kreu i qeverisë i cili pa nga afër ecurinë e punimeve.Gjate inspektimit kryeministri Rama u njoh dhe me problematikat ku mes të cilave është ajo e mungesës së fuqisë punëtore.

 

Më 26 mars mbyllet faza e parë e rindërtimit ndersa pas nderhyrjes 1679 apartamente do te jene gati per qytetaret.

Më shumë video

Reklamë