Subscribe

Per t’i ardhur ne ndihme Bashkisë se Tiranës, Inspektorati Kombëtar per Mbrojtjen e Territorit, ka shembur tre objekte te larta ne gjurmën e zgjatimit te Bulevardit. Përmes nje shpërthimi te kontrolluar me eksploziv, rreth orës 11:00 te mesditës, specialistet kane kryer shpërthimin e tre oxhakëve prej betoni, pranë Stacionit te Trenit. Drejtoresha e IKMT-se Dallëndyshe Bici, tregon se shembja ndodhi sipas planifikimit. Pas rrëzimit te objekteve, prishja do te vijoje me makineritë e renda. Aksioni i planifikuar është lajmëruar dite me pare dhe është ne funksion te ndërtimit te Bulevardit te Ri. Nuk dihet nëse do te ketë prishje te tjera nga IKMT ne kete zone, por drejtoresha Bici u shpreh e gatshme per te mbështetur Bashkinë e Tiranës, ne zbatimin e këtij projekti. Bulevardi i ri i Tiranës është nje nga projektet me te rëndësishëm te Erion Veliajt, për ta përfunduar brenda mandatit te tij te pare. Realizimi i këtij projekti, parashikohet te sjelle zhvillim dhe investime ne pjesën veriore te kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *