E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shemben shkallët elektronike, 20 të plagosur në Romë/Video

Të paktën 20 persona, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë mbrëmjen e kësaj të marte në Itali, si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në stacionin e metrosë “Reppublica” në Romë.

 

Një shkallë lëvizëse është prishur e si pasojë ka disa të lënduar. Mediat italiane raportojnë se shkalla është prishur për shkak të peshës së madhe.

 

Reklamë

Në të kishin hipur një numër i madh tifozësh të CSKA së Moskës te cilet po shkonin drejt stadiumit Olimpiko per te ndjekur ndeshjen e uefa champions league ndaj Romes.

 

Ndërkohë bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën menjëhershme në spital.

 

Autoritetet italiane bene te ditur se njeri nga tifozet rus pasi u dergua ne spital iu nenshtrua nje nderhyrje kirugjikale dhe humbi njeren kembe.

 

 

https://twitter.com/RBWorldorg/status/1054789992613068800?s=20

Vazhdo të lexosh

Reklamë