Gashi merr për dore skuadrën e tij Kolorado Rapids dhe me nje dygolesh personal fiton derbin e pare amerikan me Jahmir Hyken dhe San Hoze Earthkuejks.

 

Ne ndeshjen e vlefshme per javen e 11 te liges amerikane te futbollit per here te pare qendronin ne fushe si kundërshtare dy shqiptare qe luajnë ne SHBA pasi kane kaluar nje eksperience te gjate ne kampionatin zviceran Gashi me Bazelin dhe Hyka me Luzernen.

 

Por i pari nuk i ka lene mundësi te dytit përveç se nje gjuajtjeje nga jashtë zones, e cila përfundoi mbi traun e portes se mbrojtur nga Tim Hauard. Ne anën tjetër eshte Gashi qe ne minutën e 30 nuk fal pas nje krosimi nga e majta dhe e con topin ne rrjeten e miqve. Pese minuta me vone serish vendasit qe me ane te nje kundërsulmi te shpejte zene ne befasi miqte dhe Baxhi dyfishon shifrat.

 

San Hoze nuk ka force te kundërpërgjigjet dhe me te nisur pjesa e dyte gabon perseri duke u treguar e pavëmendshme dhe Shkelzen Gashi me te majten ne ecje e siper nga jashtë zones shënon golin e dyte personal dhe te tretin ne kete ndeshje duke vulosur shifrat ne 3-0.

 

Gjithsesi ne renditjen e konferencës se perëndimit situata është krejt tjeter pasi Kolorado ndodhet ne vendin e fundit me 7 pike me dy ndeshje me pak te luajtura ndersa San Hoze eshte ne vendin e 5 me 15 pike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *