Shehu: Të luftosh për demokraci nuk është një “shëtitje”

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu I ka cilësaur protestat e zhvilluara në Hong Kong si një frymëzim.
Në një postim në Facebook, Shehu shprehet se protestat që po ndodhin në Hong Kong dhe rezistenca e tyre duhet të jenë një frymëzim për shqiptarët por edhe një aspirim për Demokracinë Perëndimore.
“Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezoje! Te luftosh per demokraci nuk eshte nje “shetitje” e lehte dhe e shkurter, por shume me e rende e tragjike eshte mungesa e saj, gje qe ne e kemi provuar qartesisht mbi “lekuren” tone. Prandaj ajo lufte eshte nje “rrugetim” i detyrueshem per te gjithe ata qe aspirojne ne ate, qe besojne ne vlerat universale te saj, ne Demokracine e vertete, ate Perendimore. Dhe ne Hong Kong-un e larget prej muajsh nuk pushojne protestat e perpjekjet popullore pikerisht per aspiraten e tyre te madhe, ate te Demokracise se vertete. Pikerisht per kete Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezojete te gjthe ata qe besojne e desherojne te jetojne vetem nen demokraci. Midis tyre pa dyshim jemi edhe ne shqiptaret, qe megjithese pjese e Perendimit, keto vite po dalim nga binaret e demokracise, sic ka ndodhur edhe vite a shekuj me pare ne historine tone kur dhuneshem u degdisem ne Perandorine Otomane apo ate Komuniste. Prandaj ajo cfare po ndodh ne Hong Kong, ajo proteste e rezistence e forte, energjike, e zgjatur ne kohe, pa nderprerje, popullore, duhet e mund te jete jo vetem nje frymezim per ne, por dhe nje model qendrese e perpjekje per cfare aspirojme me shume, per Demokracine e Perendimin.”




