Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi se projektbuxheti i 2019 për shëndetësinë nuk ka asgjë premtuese.

 

Në një postim në “Facebook”, Tritan Shehu u shpreh se kolapsi financiar si sistemit tonë shëndetësor po reflektohet në ndërprerjen e pagesave të fondit për “paketën e zemrës” ndaj privatit.

 

Sipas deputetit të PD, në buxhetin e 2019 janë rritur vetëm shpenzimet abuzive për PPP-të absurde.

 

 

“”Erresire” sot ne shendetesi, por edhe per neser sipas projekt buxhetit 2019! Kolapsi financiar i sistemit tone shendetesor reflektohet edhe ne nderprerjen qe prej majit te pagesave nga Fondi per “paketat e zemres” ndaj privatit edhe per kardiologjine e kardiokirurgjine, te trumbetuara fort nga Rilindja keto. Dua te theksoj se dhe baza funksionale e atij bashkepunimi ishte e centralizuar, raskapitese per qytetaret, gjeneruese e korupsionit. Pra prej muajsh te gjitha mjekimet e qytetareve ne spitalet private behen vetem me pagesat direkte te tyre, nje barre e madhe financiare kjo. Ne te gjitha vendet europiane, qytetari i siguruar apo i mbuluar ka te drejte te mjekohet ne cdo qender mjekesore te konvencionuar, publike apo private.  Nderkaq mekanizmin financiar, qe per stadin tone do te ishte racional, konceptin e bashkepageses, logjika populiste e marksiste e Rilindjes nuk arrin ta pranoje. Edhe ne projekt buxhetin e 2019-tes nuk ka asgje premtuese. Ne ate vetem shpenzimet abuzive per ato PPP absurde me ne krye Check up-in, jane krejt te garantuara e ne rritje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *