E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shehu-Ramës: Politika e “kukullave” shpreh shterpësi argumentash

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po prezanton asnjë strategji të vetme për qytetarët.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu duke u ndalur tek një video e publikuar nga kryeministri Rama në mediat sociale, i kërkoi këtij të fundit që të bëhet serioz dhe të lërë mënjanë politikën e “kukullave”.

 

Reklamë

Sipas Shehut, politika e “kukullave” shpreh shterpësi argumentash politike.

 

“Politika e “kukullave” e Kryeministrit shpreh shterpesi argumentash e tendence fshehje nga realiteti, si struci! Z. Kryeminister, politika dhe ballafaqimi ne ate nuk behen me video qesharake si kjo e sotmja, qe ne vazhdim po publikoni. Ne asnje shoqeri te civilizuar nuk kam konstatuar nje fenomen te tille, jo vetem jo etik ky, por dhe qe transmeton mungese te plote ne ide e vizione reale. Behuni serioz Z.Kryeminister, lerini cfaqjet qesharake, prezantoni qofte dhe nje strategji te vetme, pergjigjuni me seriozitet e pergjegjesi kritikave e alternativave! Ne fakt edhe kur tentoni ta beni kete vecse gaboni rende, shume rende, aq rende sa trondisni qe ne themel edhe interesat me te rendesishme te vendit e kombit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë