Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin se në Qarkun e Gjirokastrës ka një rritje të nivelit të krimit.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu shprehet se në të gjithë Qarkun ka një rritje të konsiderueshme të vjedhjeve të banesave si dhe një rrijte të kultivimit të kanabisit.

 

Në kuadër të këtyre deklaratave, Shehu nuk nguron të sulmojë edhe qeverinë që sipas tij nuk ka investuar në këtë qark e për pasojë ka ardhur një rritje e nivelit të krimit.

 

“Ne Gjirokaster, vecanerisht ne zonen e e siperme te saj, Dropull etj, si dhe ne terresi ne Qark ka nje rritje galopante te vjedhjeve te banesave. Kjo perkon dhe me rritjen e kultivimit te kanabisit vecanerrisht ne fshatrat e Lopez, Rexhine, Progonat etj, ne reth 30% te fshatrave te Memaliajt, per te vazhduar ne zona te Gjirokastres, Permetit, Kelcyres etj. Forca goditese e policise, vecanerisht per grabitjet e godinave eshte pothuajse “zero”. Ne nje Qarke me nje varferi te thelle, papunesi te forcave aktive deri ne 80 % (Memaliaj eshte 90%), mungese subvensionesh per blektorine (edhe ato kryhen mbi baze e votuesve te 30 Qershorit), nderprerje te perkrahjes sociale etj, nuk mund te ndodhe ndryshe, kriminaliteti kontrollon gjithecka. Kesaj i shtohet edhe rifutja ne polici e individeve te larguar me pare per vepra kriminale. Banoret e nderuar te atij Qarku me vlera te medha,qe jane ne nivele varferie, nen presionin e krimit, lidhjeve te tij me institucionet, pa shprese, fatkeqesisht vendosen keshtu para alternatives se largimit. Vetem nga Gjrokastra kete vit jane larguar 89 familje, ndersa ne Tepelene e Memaliaj gjendja eshte edhe me e “zeze”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *