E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shehu: Po blihen votat e dibranëve

Opozita akuzon mazhorancën se po përdor paratë e buxhetit të shtetit për të blerë votat e dibranëve. Kandidati i opozitës Sherefedin Shehu, në takime me banorë të Dibrës, ka folur për presionin që bëhet, duke thënë se ndihma ekonomike u është hequr familjeve në nevojë dhe u është dhënë personave me lidhje me pushtetin. Në takimet në Selishtë, Hurdhë Muhur dhe Fushë Muhur, Shehu premtoi përmirësim të infrastrukturës që lidh zonat rurale. Kandidati i opozitës premtoi se pasi të fitojë drejtimin e Bashkisë, do të punojë për zgjidhjen e problemeve të Ujësjellësit në Peshkopi.

Më shumë video

Reklamë