Deputeti i PD, Tritan Shehu e ka cilësuar si një tallje me qytetarët vendimin e Minsitrisë së Shëndetësisë për t’iu drejtuar gjykatës në lidhje çështjen e vendimit të Urdhrit të Stomatologëve për rritjen e çmimeve.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu akuzon ministrinë se ka pasur dijeni në lidhje me këtë vendim dhe se thjesht po bën show.

 

“Teatralitet grotesk i Ministrise se Shendetesise ne lidhje me rritjen e cmimeve te procedurave stomatologjike. I qenkan drejtuar edhe gjykates!!! Thjesht ky eshte nje show cinik e talles ndaj qytetareve e sherbimit. Qeveria, Ministra e Shendetesise, Fondi, qe kane qene prej kohesh ne dijeni te ketij problemi, duhet te suvencionojne per te mbuluar procedurat baze stomatologjike, si pjese perberese e kujdesit shendetesor. Kjo eshte zgjidhja shendetesore e sociale, qe siguron nivel cilesor sherbimi, masivitet te popullesise per mjekim, parandalim patologjish e parametra te pranueshem shendetesor. Kam nje pyetje per Ministrine tone, a e keni pare apo studjuar ndonjehere si eshte gjendja e aparatit te gojes se shumices dermuese te qytetareve shqiptare?! Karastrofe me premisa komplikacionesh serioze! Pra sot mos beni te pa diturin e cuditurin, se edhe po te jete keshtu, aq me keq per efikasitetin e punes suaj. Pranoni te verteten e deshtimin tuaj ne te gjithe sistemin shendetesor!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *