Subscribe

Investimet ne infrastrukture dhe mbështetja per turizmin, kane qene premtimet qe kandidati i opozitës per Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, ka artikuluar ne zonën e Lures. Gjate nje takimi me banore te kësaj zone, Shehu ka theksuar se që ne vitin e pare vëmendja e tij, do te fokusohet tek investimet ne akset rrugore.

Sherefedin Shehu: Që të vijnë investitorët këtu në radhë të parë duhet rruga. Rruga  që vjen nga rrësheni dhe rruga nga përlati, ju garantoj që do të fillojë brenda vitit. Dhe ju garantoj që vitin tjetër  deri në hyrje të urës së lushës, siç i themi ne, do të fillojë asfaltimi dhe gradualisht edhe në krahun e Dibrës do të fillojë lidhja me asfaltin. Do të ketë një plan të zhvillimit urban.

Ndersa kandidati i koalicionit te majte Muharrem Rama, ka zhvilluar takime me banore te njësisë administrative të Tominit ku ka sqaruar vizionin e tij per zgjidhjen e problemit te ujit te pijshëm, kanaleve vaditëse si dhe ka premtuar mbështetje per blegtorinë.

Muharrem Rama: Do të fillojmë me sistemimin e kanalizimeve, me sistemimin e kanalit Llixha-Tomin-Brezhdan. Sigurisht do të rikonstruktojmë edhe gjithë rrjetin e brendshëm vaditës. Do të lidhim ujësjellësin e kalasë me fshatrat Tomin, Pilaf, Rashnapoi, Doshisht. Ndërkaq, Brezhdanin, Ushtelenzën dhe Catushin do ta lidhim me Sopranikën. Zona juaj është një zonë blegtorale dhe bujqësore ndaj do të shtojmë subvencione në mënyrë që të rrisim të ardhurat tuaja e të zhvillojmë këtë sektor.

Me pas, kandidati i se majtës ka takuar edhe banoret e lagjes “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, per t’u sqaruar programin e tij për zhvillimin e qytetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *