Subscribe

Dy kandidatet për kreun e ri te Bashkisë se Dibrës, vijojnë fushatën dhe takimet elektorale me banoret e zonës. Demokrati Sherefedin Shehu është takuar me banore te fshatrave Preke dhe Pjeqe. Sherefedin Shehu theksoi se Rama, nuk mund ta ketë kurrë Dibrën, pasi gjate qeverisjes se tij, ai dëshmoi se e ka braktisur këtë zone. Kandidati Shehu theksoi se prioritet për të, do të jenë investimet per hapjen e vendeve te punës dhe mirëqenie për banorët. Ndërsa kandidati socialist, Muharrem Rama, është takuar me banorë të njësisë administrative të Kastriotit. I shoqëruar nga koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun Damian Gjiknuri, kandidati socialist shpalosi programin e tij dhe projektet per investimet, kryesisht ne bujqësi. Ne 11 shtator, banoret e Dibrës, do t’i drejtohen kutive te votimit për zgjedhjen e kryetrarit te ri te bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *