Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate mes deputetit të PD, Tritan Shehu dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

 

Debati ka nisur për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në KiE për raportin e Dick Marty të cilin Shehu e quajti ‘pocaqi’.

 

 

Shehu: Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë.

 

 

Balla: Kush është fjalimi Pocaqi? Të ç’bëjmë atë që keni bërë ju me në krye Sali Berishën? Të pastrojmë imazhin e copëtuar të Shqipërisë se në xhepat tuaj kanë hyrë rublat ruse që në 2008. Është faji juaj që kur u depozitua rezolutën mbi të cilën lindi rezoluta e Dick Marty dhe e miratuat në OKB. Turp nuk keni?! Si keni guxim?!

Si ka mundësi që merrni guximin të bëni këtë kur duhet të kërkoni falje? Është fakt që PD në pushtet bashkë me LSI e Ilir Metës në koalicion, në vitin 2011, 4 ditë pasi vratë popullin opozitar në shesh, vratë një rezolutë. E turpshme. Si ka mundësi që PD ende nuk sqaron këtë rrjedhë logjike? Duhet të dish, nuk ka Kuvendi i Shqipërisë asnjë detyrë tjetër sesa të çbëjë atë tradhti që i ke bërë ti, por ishte vetëm në 2009 se të hoqën, por Saliu në radhë të parë. Thirre, shko zgjoje nga gjumi, të vijë këtu e të japë llogari se si një rezolutë të inicuar në Moskë, PD, qeveria shqiptare e drejtuar nga PD as nuk e ka kundërshtuar. Përkundrazi, për turpin tuaj historik e keni votuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *