Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar me grushte ndaj mjekut të urgjencës së QSUT të dielën.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu shprehet se shkallëzimi i dhunës ndaj mjekëve e personelit shëndetësor e ka burimin, sipas tij, tek gjendaj e mjeruar e sistemit shëndetësor.

 

“Ti lene lotet e krokodilit! Shkallezimi i dhunes ndaj mjekeve e personelit shendetesor e ka burimin te gjendja e mjeruar e sistemit duke ofruar keshtu nje sherbimi larg standarteve te kerkuara, te denigrimi i tyre nga Qeverisja per te fajesuar ata per cfare po ndodh. Pra jane problemet e medha te shendetesise sone, cuarja e saj ne vendin e fundit ne Europe persa i takon kujdesit ndaj pacientit, agresiviteti i qellimshem duke filluar nga Kryeministri ndaj ketij personeli, qe nxisin kete dhune. Pergjegjesine per nivelet Afrikano Qendrore te shendetesise sone nuk e kane mjeket, infermieret etj, qe ne kushte shume te veshtira financiare, teknike, logjistike etj, kerkojne te bejne me te miren e mundeshme, por ata qe po qeverisin duke e cuar ne kolaps te gjithe sistemin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *