Subscribe

Ujë te pijshëm, kanale vaditëse e ndihme për te paguar faturat e energjisë elektrike, ka premtuar kandidati i opozitës Sherefedin Shehu, gjate nje takimi me banoret e fshatrave Rreth-Kale, Vajmëdhej dhe Reç. Duke dëgjuar shqetësimet e këtyre banoreve per energjinë elektrike, Shehu ka premtuar se ne rast se fiton ne 11 shtator, nuk do të ketë më asnjë familje që do të rrijë në errësirë, pasi bashkia do të vërë në dispozicion një fond të posaçëm për familjet në vështirësi ekonomike. Shehu u ka sqaruar banoreve edhe prioritetet e tij për investime.

“Infrastruktura për mua do të ndahet në dy kategori. Infrastruktura e fshatrave që sot nuk ju sheh kush me sy kur bashkia ka një ndërmarrje të mirëmbajtjes së rrugëve. Ata njerëz do të marrin rrogat për të punuar për ju. Por ka edhe projekte të mëdhaja dhe ato janë projektet e zhvillimit. Unë do të bashkëpunoj me institucione ndërkombëtare për ti realizuar.”

Ndërsa kandidati i koalicionit qeverisës Muharrem Rama, gjate takimeve në njësinë administrative të Selishtës, ka premtuar shkolla te reja si dhe uje te pijshëm e sistemim te rrjetit te kanaleve te ujerave te zeza.

“Jemi një koalicion i madh. Kemi mbështetjen e LSI-së dhe PDIU-së por kemi mbështetjen në radhë të parë të popullit. Populli do të na besojë me votë në datën 11 dhe ne do ti shpërblejmë me punën tonë, duke vënë në jetë projektet tona.”

Ndërkohe qe gjatë takimit të mbajtur në fshatin Brezhdan të njësisë administrative Tomin, koordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri, akuzoi per shpifje liderin e opozitës.

“Erdhi këtu Lulzim Basha para disa ditësh. Gënjeshtar klasik! Erdhi dhe tha se për lopët ju ka lënë qeveria në harresë. Tha kështu, megjithëse më thanë se ai që bën vaksinat është i partisë së tij. Unë po ju them sot të gjithë ata që janë dëmtuar do të kompensohen 100 për qind.”

Kur nga dita e zgjedhjeve na ndajnë vetëm 2 jave, gara dhe sulmet politike ne Dibër janë ashpërsuar, pasi PD synon ta ktheje këtë bashki djathtas, ndërsa e majta kërkon te ruaje mandatin e fituar ne 2015.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *