E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 20 minuta më parë
Sport

Shehi: Vendoset këto dy ditë për federimet dhe mesfushën

Skënderbeu ka zhvilluar pasditen e së martës stërvitjen ‘anti Kastrioti’ ku u duk një theks sulmues në seancën përgatitore.

 

Këtë nuk e mohoi as trajneri Orges Shehi, i cili pas stërvitjes sqaroi disa nga lëvizjet më të shpejta që priten në kampin korçar.  Sa i përket largimit të Nimagës, ai tha se kjo i takon Presidentit të klubit Ardian Takaj, nëse është i ligjshëm dhe brenda rregullave.

 

Reklamë

Unë interesohem për atë çfarë ndodh në fushë. Dua të them se brenda këtyre dy-tre ditëve do të vendosim për federimet e lojtarëve që kemi në provë’ tha Shehi.

 

I pyetur se ku i pret më tepër përforcimet, Shehi nuk ngurroi aspak të përmendë repartin e mesfushës. ‘

 

Për mua, reparti i mesfushës paraqitet më dobët deri tani dhe duhen patjetër dy përforcime cilësore’ pohoi traineri i Skënderbeut. Ndërsa për ndeshjen e rradhës, atë në trasfertë me Kastriotin, objektivi është i qartë dhe i palëkundur. Skënderbeu do të luajë vetëm për tre pikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë