Përballja Tirana-Skënderbeu vlerësohet si më interesantja e kësaj jave, kur të shtunën do të luhen të gjitha ndeshjet e kategorisë superiore.

Për trajnerin e Tiranës Ardian Mema, ekipi I të cilit lufton për mbijetesë në superiore, janë të gjitha mundësitë që ndeshja të fitohet pa asnjë lloj problemi.

Por trajneri I Skënderbeut Orges Shehi nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë në këtë sfidë.

“Nuk e kemi luksin të gabojmë në këto situata dhe 5 javë të mbetura të kampionatit. Nuk do të tolerojmë sepse Evropa është vetëm 2 pikë larg për ne“, -pohon Shehi.

 

Skënderbeu ka probleme formacioni në trasfertën e vështirë me Tiranën.

Mungojnë kapiteni Radas në mbrojtje dhe mesfushori Bruno Dita për shkak kartonash.

Në dyshim janë Gjergji Muzaka dhe Taipi të dëmtuar. Por Shehi pritet të sakrifikojë nga minuta e parë me Muzakën dhe Gripshin në vend të Ditës.

Ndërkaq në qëndër të mbrojtjes pritet dyshja Kaba Sambou- Jorgo Pëllumbi. Vetëm kur të dalë ekipi në fushë mbetet të shikohet nëse Shehi do të luajë me dy sulmues ndaj Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *