Teksa kryeministri Edi Rama e akuzon se po bën liderin e opozitës, për Dashamir Shehin presidenti Ilir Meta po bën gjënë më të mirë në këto vite.

 

Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, kreu i LZHK pranoi se Meta nuk është “i kulluar”. Megjithatë, ai shtoi se Ilir Meta nuk mund të bëjë vetëm rolin e presidentit sepse situata nuk është normale.

 

“Unë gjykoj që presidenti Meta është përfshirë nga pozicioni që ka, nga detyrimi që ka për të mbrojtur Kushtetutën. Meta do të ishte ideal sikur të rrinte mënjanë, por në një shoqëri që respekton Kushtetutën. Nga kjo pikëpamje zoti Meta ka bërë mirë që ka zgjedhur një palë se këtu nuk ka më vend për hipokrizi. Zoti Meta, nuk është engjëlli me krahë, por po bën pak a shumë pjesën më të mirë politike në historinë e vet politike. Asnjëherë nuk ka thënë kaq shumë të vërteta, gjykoj unë. Nuk jemi në kushte normale.”

 

I pyetur nga gazetari Aleksandër Furxhi për sondazhet që nxjerrin fitues Edi Ramën në 25 prill, Dashamir Shehi i quajti ato të gënjeshtërta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *