Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se të gjithë deputetët që kanë ardhur nga llumi në llum do shkojnë.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Shehi ftoi mazhorancën që të votojë vetingun në politikë ndërsa nuk nguroi të ironizonte.

 

Ai tha se mazhoranca tashmë ka një mundësi që të futë në burg të gjithë të korruptuarit e PD, por nuk e bën pasi nuk do që t’i dalin zollumet e saj.

 

“Këtu janë bërë shumë pasanikë, disa hiqen për të ndershëm, disa për intelektualë. Ne jemi popull i vogël dhe e njohim njëri-tjetrin. E dimë se nga vijnë dhe nga kanë ardhur, ku do shkojnë, pse janë këtu? Po ju them fjalën e një filozofi, asnjë nuk është i pasur sa të blerë të kaluarën e vet. Ai që vjen nga llumi në llum do shkojë dhe nuk e bën të nderuar kjo sallë. Kanë hyrë e kanë dalë shumë këtu, ditën që janë bërë pis kanë dalë nga kjo sallë dhe i keni cepave të Tiranës. Para mund të kenë, por fytyrë nuk kanë më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *