Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka akuzuar qeverinë se po mashtron duke mohuar taksën e re mbi naftën.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehaj teksa ka nxjerrë një kopje të ligjit të ri, akuzon kryeministrin Rama se po bën lojëra fjalësh në lidhje me taksën e re.

 

Shehaj shprehet i bindur se qeveria do e vendosë taksën e re të naftës dhe se ajo do të jetë një tjetër barrë në kurriz të qytetarëve.

 

“Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën. Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..” dhe “Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..” Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan. E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *