Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur në Parlament për aferën e inceneratorëve, pas mbylljes së hetimeve nga SPAK për dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

 

Shehaj tha se kryeministri Edi Rama është përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve.

 

Ai përmendi faktin se inceneratori i Tiranës vazhdon të marrë para nga buxheti i shtetit.

 

Inceneratori i Tiranës, i është dhënë Klodian Zotos. Ju ia dhatë kontratën Zotos, ai ia dha një kompanie në Hollandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë ky i Tiranës është në pronësi teorikisht i një kompanie në Hollandë. Kompania është offshore ne nuk e dimë se kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që dihet se është i përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ju vazhdoni e paguani, inceneratori i Tiranës është në kërkim të një personi në kërkim.

 

Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës te xhepi i Çafaljones. Pse them se jeni ju? Se unë krijova bindjen se pashë çfarë ndodhi me kompaninë D Albania. Kjo kompani, mashtroi. Ju i dhatë miliona euro. Ju e paguani pavarësisht se janë të korruptuar. Ndaj unë mendoj se jeni ju, ose jeni të paaftë ose ju gënjen Zoto. Hajde na tregoni të vërtetën”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *