E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shefja e misionit të OSBE në zyrën e Bashës për zgjedhjet e 30 qershorit

Kreu demokrat Lulzim Basha ka pritur këtë të mërkurë në selinë blu drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover.

 

Takimi I Bashës me Glover ka ardhur një ditë pas takimeve që kreu demokrat zhvilloi me të ngarkuarën me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones dhe ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

 

Reklamë

Ne fokus te diskutimeve pritet qe te jete zhvillimi i zgjedhjeve te 30 qershorit. Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk do t’i njohe ato, ndersa u ka bere thirrje qeytetareve qe t’i bojkotojne dhe te respektojne dekretin e Presidentit Meta.

 

Nderkohe Glover nga ana tjeter, u takua të hënën edhe me kryeministrin Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Ballën ku në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet e 30 qershorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë