Shefja e Shërbimit të pavionit të Infektivit, Najada Çomo njoftoi këtë të martë se ka nisur mjekimi me plazmë i dy pacientëve të infektuar me Covid-19.

Në një bisedë me kryeministrin Edi Rama, Çomo tha se Infektivi sot përballet me staf të shtuar në terapinë intensive, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë atyre që e kanë kaluar koronavirusin që të dhurojnë gjak.

“Fitorja e kësaj lufte është bërë fal mjekimi të bërë tek Infektivi. Në saj të barnave që përditësohen nga bota dhe qeveria na i ka sjellë. Ka një muaj e gjysmë që përgatitemi për plazmën sot filloi mjekimi i dy pacientëve. Sot u bëjmë thirrje popullatës që të dhurojë gjak ata që e kanë kaluar. Është e rëndësishme. Ne jemi një skuadër e madhe dhe e bashkuar. Kemi staf të shtuar dhe prurje të reja. Kemi infermierë”, deklaroi Najada Çomo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *