Subscribe

Identifikohet brenda pak orëve autori i atentatit të ndodhur mesditën e të dielës në periferi të Shkodrës, ku mbeti i plagosu shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj.

Ilirjan Hasnaj, 19 vjeç, nga Shkodra, është shpallur në kërkim nga policia, pasi nga provat e grumbulluara dyshohet se ka qenë ai që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte 39-vjeçari, Mentor Hasanaj së bashku me familjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka gjetur rreth 500 larg vendit të ngjarjes dhe motorin pa targa, skafandrën por dhe sende të tjera që kishte përdorur autori.

Ndërkohë, është stabilizuar gjendja shëndetësore e 39-vjeçarit, Mentor Hasanaj, i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. Po ashtu, jashtë rrezikut për jetën është dhe babai i tij.

Ende nuk dihen rrethanat që e kanë çuar të riun drejt këtij akti të rëndë. Mësohet se Ilirjan Hasanaj, nuk ka lidhje familjare me shefin e policisë bashkiake të Malësisë së Madhe pavarësisht mbiemrit të njëjtë. Ai jeton me nënën e tij në lagjen “Tepe” në Shkodër, ndërsa i ati është emigrant.

Policia po e lidh ngjarjen dhe me një konflikt të hershëm mes Mentor Hasanajt dhe babait të 19-vjeçarit. I ati I autorit te atentatit ka qene oficer kufiri. Forca te shumta policie po vijojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e të riut.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *