Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin...

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe Libohovës në...

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim futbollin

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore amerikane

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po nxit paqëndrueshmëri...

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

Shefi i OKB-së: Situata në Gazë është apokaliptike

2 Dhjetor 15:14

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të hënën se situata në Gazë është “apokaliptike” dhe ka paralajmëruar se kushtet me të cilat përballen palestinezët në atë territor, mund të përbëjnë “krimet me të rënda ndërkombëtare”.

Duke e lëshuar një deklaratë në konferencën në Kajro, me qëllim të rritjes së ndihmës humanitare, Guterres i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “ndërtojë themelet për një paqe të qëndrueshme në Gazë, dhe përgjatë Lindjes së Mesme”.

Lufta në Gazë ka shpërthyer pas sulmeve të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit, në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 44.000 njerëz, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze.

“Kequshqyerja është në kulm. Sistemi shëndetësor është shembur”, ka thënë ai.

Shefi i OKB-së ka thënë se Gaza tani e ka “numrin më të madh të fëmijëve me gjymtyrë të amputuara”, dhe që “shumë prej fëmijëve po iu nënshtrohen operacioneve pa anestezion”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka qenë kritik edhe për kufizimet e ashpra në dërgim të ndihmës. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë Palestinezë (UNRWA) vetëm 65 kamionë me ndihma në ditë kanë arritur të hyjnë në Gazë muajin e kaluar, në krahasim me rreth 500 para luftës.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë përsëritur vazhdimisht se situata është alarmante dhe rrezikon të përkeqësohet edhe më shumë në Gazë, dhe që civilët po vuajnë më së shumti.

Sipas Guterresit, bllokadat për hyrje të ndihmave në Gazë nuk janë pasojë e “krizës logjistike”, por e “mungesës së vullnetit politik për respektim të parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar”.

Disa përpjekje të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera për dhënie fund të kësaj lufte, kanë dështuar./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Antonio Guterres Shefi i OKB Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

më shumë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

më shumë...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin e efektivëve në kufirin me Spanjën

më shumë...

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e reja të lejuara, do të përballet me pasojat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:17

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda!...

10:11

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca...

10:09

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush...

9:45

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe...

9:40

Këto 5 momente mund të jenë fillimi...

9:25

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim...

9:25

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore...

9:09

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po...

8:51

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:46

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në...

8:45

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë...

8:43

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

8:19

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë...

8:01

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në...

7:48

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe...

7:36

Tirana Central Park, një adresë e re...

7:19

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon...

6:49

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Mad...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.