E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shefi i OKB-së për ndihmat humanitare: Libani mund të bëhet Gaza e ardhshme

Kriza humanitare në Liban e shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit rrezikon të bëhet e ngjashme me atë të parë në Gaza.

Kështu ka thënë, Tom Fletcher, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente.

“Kam frikë se Libani mund të jetë Gaza e ardhshme”, ka thënë Shefi Humanitar i OKB-së.

“Në fakt, kam frikë sepse kjo është ajo që po dëgjojmë nga disa ministra izraelitë tani, të cilët po flasin me një gjuhë gjithnjë e më agresive për atë që planifikojnë t’i bëjnë Libanit”.

Reklamë

Sulmet e Izraelit janë përqendruar kryesisht në Libanin jugor dhe në periferitë jugore të Bejrutit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se libanezët e zhvendosur të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nuk do të lejohen të kthehen derisa të garantohet siguria e izraelitëve në veri, duke bërë krahasime me Gazën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë