E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shefi i OKB: Jam kundër përdorimit të municioneve thërrmuese

Pas lajmeve se SHBA mund të furnizojë me bomba thërrmuese Ukrainën ka ardhur dhe reagimi zyrtar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është kundër përdorimit të municioneve thërrmuese, tha zëvendës zëdhënësi i tij Farhan Haq në një konferencë shtypi të premten.

 

Reklamë

 “Sekretari i Përgjithshëm mbështet Konventën për Municionet Thërrmuese (CCM), e cila, siç e dini, u miratua 15 vjet më parë dhe ai dëshiron që vendet t’i përmbahen kushteve të asaj konvente, tha Haq. “Pra, si rezultat, natyrisht, ai nuk dëshiron që të ketë përdorim të vazhdueshëm të municioneve thërrmuese në fushën e betejës,” shtoi ai. 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të furnizojnë Ukrainën me municione thërmuese, të ndaluara në më shumë se 100 vende të botës.

 

Mediat ndërkombëtarë njoftojnë se presidenti amerikan pritet të shpallë brenda ditës paketën e armëve që do t’i ofrohet Ukrainës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë