Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë një konference për  mediat në Bruksel, ka deklaruar se NATO-ja është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

 

Stoltenberg ka folur edhe për forcën e sigurisë së Kosovës, duke ka theksuar se pa lejen e KFOR-it, ajo nuk mund të shkojë në veri.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHEM, NATO

 

Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it.

 

 

Kreu I aleances ka siguruar se asgjë nuk do ndryshojë në misionin e KFOR-it në Kosovë i cili prej 20 vitesh vepron konform rezolutës 1244.

 

 

Është me rëndësi që të bëjmë dallim në mes të dy llojeve të prezencës së NATO-s në Kosovë. Operacioni i KFOR-it nuk do preket. Ky operacion do vazhdojë meqë kontribuon në stabilitet dhe prosperitet në Kosovë si dhe rajon. Ajo çfarë ne do e shqyrtojmë janë aktivitete jashtë misionit të KFOR-it që është forme tjetër e ndërtimit të kapaciteteve.

 

 

Stoltenberg  përsëriti qëndrimin e disa shteteve anëtare të NATO-s se vendimi mbi transformimin e FSK-së erdhi ne momentin e gabuar dhe ka konfirmuar se rishqyrtimi i raporteve të NATO-s me FSK do diskutohet gjatë takimit ministror që do mbahet të mërkurën dhe të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *