E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shefi i CIA-s paralajmëron Rusinë

Drejtori i CIA, Mike Pompeo ka deklaruar se do t’i japë fund politikës së butë me Rusinë, edhe pse e ka lënë të hapur mundësinë për dialog. Në një dëshmi me shkrim të dorëzuar përpara seancës konfirmuese për postin që do të mbajë si sekretar i shtetit, Pompeo shkruan:

 

“Rusia vazhdon të veprojë në mënyrë agresive dhe kjo është mundësuar nga politikat e buta kundër këtij agresioni për vite me radhë. Veprimet e kësaj administrate e kanë bërë të qartë se strategjia për siguri kombëtare e presidentit Trump, me të drejtë e ka identifikuar Rusinë si rrezik për shtetin tone. Përpjekjet tona diplomatike me Rusinë do të jenë sfiduese, por duhet të vazhdojnë.”

 

Reklamë

Pompeo në dëshminë e tij, nuk i referohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, por kjo çështje pritet të ngrihet nga ligjvënësit.

 

Ndërkohë sa i takon veprimeve që do të ndërmerren në Siri, Shtetet e Bashkuara thonë se të gjitha mundësitë janë në tryezë.

 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders u tha reporterëve se, një vendim përfundimtar për një aksion të tillë nuk është marrë ende, por shtoi se Amerika bën Rusinë dhe Sirinë përgjegjëse për incidentin.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet mbi ngjarjen, ndërsa kryeministrja britanike Theresa May thirri me urgjencë një mbledhje të kabinetit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë