Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në policinë e shtetit, Anila Trimi hedh poshtë akuzat e ish-oficerit të policisë gjyqësore Emiliano Nuhu.

 

Përmes një deklarate për mediat Trimi ka thënë se nga verifikimet e bëra deri me tani, nuk rezulton se oficeri i policisë ka qenë në detyrë në kohën e ngjarjes.

 

Ajo thekson se nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë në korrik të këtij viti.  Gjithashtu nga pamjet dhe komunikimi elektronik, sipas saj krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur,  detaje që pritet të verifikohen nga hetimet në vazhdim.

 

“Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish-punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si:

  1. Shpërdorim detyre
  2. Kalim i paligjshëm i kufirit
  3. Nxjerrje e sekretit hetimore
  4. Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve
  5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit

SHÇBA po shqyrton me imtësi të gjitha rrethanat e tjera, pretendimet si dhe ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të këtij ish-punonjësi policie, të personave të lidhur me të si dhe veprimet apo mosveprimet e eprorëve të tij.”

 

Gjithashtu Trimi deklaroi se në përfundim të hetimeve, rezultatet, referimet dhe propozimet e masave përkatëse të punonjesve, nëse do të këtë shkelje do të bëhen publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *