Subscribe

Pavarësisht deklaratave në polici të dy shokëve të Aldi Ramës, për hetuesit është ende e paqartë mënyra sesi ndodhi vrasja e kolegut të tyre Saimir Hoxha në Ishull-Lezhë.

 

Ekzistojnë dyshime se të rinjtë kishin lidhje me parcelën me kanabis, por kjo ende nuk është konfirmuar. Burimet theksojnë se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ka nisur një hetim gjthëpërfshirës mbi këtë ngjarje të rëndë, që përfundoi me një efektiv të vrarë në krye të detyrës dhe autorin 21-vjeçar i cili i dha fund jetës pas ndjekjes për disa orë nga policia.

 

Burime për Vizion Plus tregojnë se SHÇBA po kryen hetim administrativ dhe penal. Në drejtimin administrativ po verifikohen të gjitha procedurat që janë zbatuar dhe manualet që duhet të ndjekë policia kur ndërmerr një aksion anti-kanabis.

 

Në lidhje me hetimin penal, SHÇBA po verifikon mundësinë e një përplasjeje verbale të efektivëve të policisë me Aldi Ramën pranë makinës ku ndodhi ngjarja. Hetimet do të hedhin dritë nëse ka patur apo jo tejkalim kompetencash në përdorimin e armës, lëvizjet, paralajmërimet etj.

 

Në fokus të hetimit është edhe negocimi i RENEA-s me Aldi Ramën dhe nëse ka pasur thirrje me megafon për t’i kërkuar të dorëzohet.

 

Po ashtu, pritet te qartesohet edhe pajisja me jelekë antiplumb e efektivëve që ditën e krimit të rëndë, nuk ishin përdorur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *