E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SHÇBA dhe Inspektoriati Policor i Kosovës protokoll të përbashkët pune

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Inspektoriati Policor i Kosovës kanë rënë dakord për të miratuar një protokoll të përbashkët pune.

 

Agjencitë homologe vendosën për inspektime të përbashkëta në njësitë e patrullimit të përbashkëta policore, për një shërbim policor më të përgjegjshëm e transparent ndaj qytetarëve.

 

Reklamë

Delegacioni i lartë i Inspektoratit Policor të Kosovës u takua këtë të enjtje me Drejtoren e SHÇBA-së, Anila Trimi. Në takim u diskutua mbi shkëmbimin e eksperiencave për hetime pro-aktive dhe shkëmbimin e praktiktave më të mira hetimore.

 

Ndërkaq Inspektoriati i Kosovës shfaqi interes për procesin e Vetting-ut, të ndërrmarrë nga Ministria e Brendshme, objekt i të cilit janë Policia, SHÇBA dhe Garda.

Vazhdo të lexosh

Reklamë