Subscribe

Zhgënjim me përgjigjen e Lulzim Bashes.

Ky është reagimi i Ambasadës se Shteteve te Bashkuara te Amerikës, pas refuzimit te Partisë Demokratike ndaj variantit te propozuar nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit Viktortia Nuland. Ne nje deklarate për mediat, ambasadori Donald Lu, vëren se kreu demokrat ka odruar një variant, te cilin ai vete e ka pranuar se bie ndesh me rekomandimet e Komisionit te Venecias.

“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drjtësi. Propozuam një zgjidhje në mirëbesim, gjysmë nga qeveria dhe gjysmë nga opozita. Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid, diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën”.

Ndërkohë ne të njëjtën linje ka qene edhe Bashkimi Europain. Në një reagim të fundit, ambasadorja Romana Vlahutin thekson se monitorimi i fuqishëm i ndërkombëtareve është i domosdoshëm, per besueshmërinë e procesit.

“Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë”.

Nga ana tjetër, drafti i amendimeve kushtetuese, ndodhet ne kuvend dhe pritet te votohet ne datën 21 korrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *