SHBA zbut serish tonet ndaj Koresë se Veriut. Sekretari amerikan i mbrojtjes Xhejms Mattis është shprehur se Amerika ende beson në zgjidhjen e krizës përmes bisedimeve, duke thënë se lufta do të ishte katastrofike. Madje Mattis ka lënë te kuptohet se diplomacia është duke sjellë rezultate. Sekretari amerikan i mbrojtjes sqaroi edhe deklaratat e tij te mëparshme, duke thënë se është pjese e detyrës se tij te jete i përgatitur për konfliktin

 

Një ditë më parë, Peniani lajmëroi se po finalizonte një plan për të lëshuar 4 raketa pranë territorit amerikan të Guamit në Paqësor. Kjo ishte kundërpërgjigje ndaj shefit te Shtëpisë se Bardhe, Donald Trump, sipas te cilit, Korea e Veriut duhet të frikësohet në rast se vepron kundër SHBA-së.

 

I pyetur për planet e ushtrisë amerikane në rast të një konflikti të mundshëm, sekretari i mbrojtjes Mattis tha se vendi është gati per çdo situate. Tensionet janë shtuar ditët e fundit, pasi vendi komunist testoi dy raketa balistike ndërkontinentale. Situata u acarua më tej kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara me vote unanime vendosi sanksione te reja ndaj Phenianit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *