E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

SHBA-Vuçiç: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën, keni përkrahjen tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes të dërguarit të tyre në Serbi, Anthony Godfrey, i kanë kërkuar presidentit Aleksandër Vuçiç të nisin dialogun me Kosovën, me qëllim për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

 

Presidenti Donald Trump i ka dërguar një urim të personalizuar homologut të tij Vuçiç nëpërmjet ambasadorit të SHBA-ve, në të cilën shkruhet se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë.

 

“Në të ardhmen, mund të mbështeteni tek përkrahja e SHBA-së në rrugën tuaj për arritjen e synimit, anëtarësimin në BE si dhe përpjekjeve për fuqizimin e reformave që janë të nevojshme për të arritur deri tek caku i dëshiruar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë