Subscribe

Nje dite pasi opozita doli kundër kontrollit ndërkombëtar te Vetingut, SHBA i ben thirrje te hapur deputeteve te votojnë reformën ne 21 korrik. Ambasadori Donald Lu u ka dërguar nje leter deputeteve te kuvendit, te cilëve u bën të qarte se SHBA, nuk do të lejojë dobësimin e aleancës me Shqipërinë, për shkak të korrupsionit dhe ndikimit politik mbi drejtësinë.

Diplomati i lartë vëren se pas një pune dyvjeçare, tani është koha për të marrë një vendim. Kjo pasi projekti i 14 qershorit i miratuar nga Komisioni i Posaçëm, përmbush plotësisht standardet e Venecias dhe ka mbështetjen e plote te SHBA dhe BE. Por Lu sqaron edhe çështjen e shume kontestuar nga opozita: Formulën e vendeve te rezervuara, qe sipas tij, nuk përmendet ne asnjë rast nga Venecia.

Te dy paragrafët vërejnë se qeveria dhe opozita e kane te vështire te bien dakord per shumicën e cilësuar me 3/5‘ apo 2/3“ e votave per zgjedhjen e anëtareve te komisioneve. Komisioni i Venecias rekomandon qe nese te dy palet nuk mund te gjejnë kompromis, mund te marrin né konsiderate përdorimin e nje sistemi proporcional. Ata nuk rekomandojnë apo përmendin kurrë modelin e vendeve te rezervuara.

Por Ambasadori Lu sqaron edhe pse SHBA, ka qene kundër vendeve te rezervuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kane kundërshtuar vendet e rezervuara sepse kjo formule do t’i etiketonte menjëherë anëtarët e Komisionit te Vetingut ose pro qeverise, ose pro opozitës. Vetingu ka per qellim te ktheje besimin ne gjyqësor, duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qarte politik sugjeron se modeli i vendeve te rezervuara do ta minonte këtë besim.

Diplomati amerikan thekson se mazhoranca dhe opozita kane ende kohe per arritjen e nje kompromisi qe do te shmangte etiketimin politik te anëtareve te komisionit te Vetingut. Ne rast te kundërt, apeli është i qarte:

Nëse udhëheqësit politikë nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën. Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo reformë është jetike për të ardhmen e vendit tuaj. Ju bëjmë thirrje që më 21 korrik të votoni pro reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *