E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Kinës, kërcënon Pekini

Konflikti në rritje midis dy ekonomive më të mëdha në botë ka tronditur tregjet dhe kompanitë, të cilat i frikësohen ndërprerjes së zinxhirëve të tyre të furnizimit global. Shtëpia e Bardhë kërcënoi Kinën me vendosjen e tarifave të reja që arrijnë një vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

 

“Duhet të ndërmerren masa të mëtejshme për të inkurajuar Kinën që të ndryshojë praktikat e saj të padrejta, të hapë tregun e saj për mallrat tona dhe të pranojë një marrëdhënie më të balancuar tregtare me Shtetet e Bashkuara”.

 

Reklamë

Administrata Trump ka paralajmëruar se do të vendosë edhe një tarifë prej 25% në 50 miliardë dollarë ndaj eksporteve kineze. Kina, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara kishin “nisur një luftë tregtare”, u hakmor menjëherë, duke përcaktuar tarifat e veta mbi mallrat e SHBA me vlerë 50 miliardë dollarë.

 

Ministria kineze e Tregtisë reagoi ndaj Trump, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “presion ekstrem dhe premtoi se do të hakmerrej ashpër.

 

“Duke kryer një luftë tregtare, Shtetet e Bashkuara kanë shkelur ligjin e tregut dhe janë në kundërshtim me trendin e zhvillimit të botës së sotme. Kina ka nisur kundërmasat për ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave të vendit dhe të popullit, si dhe sistemin e tregtisë së lirë dhe interesat e përbashkëta të njerëzimit.” tha një zëdhënës i ministrisë se tregtisë kineze.

 

Por analistët thonë se është e paqartë se kush do të tërhiqet nga konfrontimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë