E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA u jep fund kufizimeve të periudhës Trump ndaj azilantëve

Qeveria amerikane i ka dhënë fund dy politikave të periudhës së ish-Presidentit Trump që e bënin më të vështirë kualifikimin për azil për emigrantët nga Amerika Qendrore.

 

Reklamë

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha të mërkurën se gjykatësit e emigracionit nuk duhet të ndjekin më rregullat e vendosura gjatë periudhës Trump, të cilat ua vështirësonin marrjen e statusit të azilantëve në Shtetet e Bashkuara emigrantëve që përballen me dhunë në familje apo nga bandat.

 

Reklamë

Ai tha se po i bënte ndryshimet pasi Presidenti Joe Biden e urdhëroi zyrën e tij dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare të hartojnë rregulla që trajtojnë çështje komplekse në legjislacionin për emigracionin, për grupe personash që duhet të kualifikohen për mbrojtje humanitare.

 

Lëvizja mund ta bëjë më të lehtë për emigrantët nga Amerika Qendrore që të fitojnë në proceset e gjykatave të emigracionit dhe u përshëndet nga aktivistët e emigracionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë