Qyteti i Dallas, të Teksasit në SHBA është goditur nga një tornado e fuqishme duke shkaktuar shkatërrim masiv të ndërtesave si dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Fatmirësisht mediat vendase nuk raportojnë për viktima apo persona të plagosur rëndë, por shërbimi i emergjencave civile vazhdon ende kërkimin për persona të mbetur nën rrënoja.

 

Mësohet se tornado ka goditur aeroportin Love Field përpara se të zhvendosej  në verilindje të vendit. Një prej kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike raporton se është ndërprerë energjia e më shumë se 67.000 personave.

 

E njëjta kompani paralajmëron qytetarët të qëndrojnë larg linjave dhe shtyllave elektrike të dëmtuara ndërkohë janë ngritur grupe pune për të rikthyer energjinë elektrike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *