Subscribe

Nje tjetër ngjarje e rende ka ndodhur ne SHBA, kete here ne Burlington ne shtetin e Uashingtonit. Një person i armatosur ka hyre ne nje qendër tregtare dhe ka hapur zjarr brenda nje dyqani, duke lëne te vdekura 4 gra. Nje tjetër person, nje mashkull, ka mbetur i plagosur rende. Sulmuesi është larguar përpara se te mbërrinte policia dhe sipas dëshmitareve është pare ne nje autostrade.  Forcat e rendit janë vene ne ndjekje te tij. Nje foto e te kërkuarit eshte publikuar nga agjentet, qe dyshojnë se ai është hispanik. Policia rrethoi qendrën tregtare dhe evakuoi personat qe ndodheshin brenda saj. Motivet e sulmit janë ende te paqarta. Sipas FBI, qe po ndihmon per hetimin e ngjarjes, nuk ka prova se mund te kete rrezik per te tjera sulme ne shtetin e Uashingtonit. Megjithatë, paniku ka përfshire vendin, pasi ky sulm vjen ne me pak se nje jave pasi nje tjeter person plagosi me thike nënte vete ne nje qendër tregtare ne Minnesota, përpara se te vritej nga policia. Ne kete rast sulmi u mor përsipër nga Shteti Islamik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *