Subscribe

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike David Hale i ka bërë thirrje Kosovës që ta shfuqizojë taksën e vendosur ndaj mallrave serbe. Zyrtari i lartë i amerikan gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, kërkoi edhe ndalimin e provokimeve reciproke dhe vazhdimin e dialogut.

 

Një ditë më parë Hale deklaroi për median serbe Danas se ka një shans që këtë vit të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës. Por ai sqaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin një recetë për zgjidhjen.

 

Hale do të vizitojë Kosovën të shtunën, ku do të takohet me kryeministrin Haradinaj dhe kreun e Kuvendit Veseli.

 

Ndërkohë edhe Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së, Mathew Palmer, mbështeti kërkesën për heqjen e taksës. Nga Zagrebi ai foli për mundësinë e korrigjimit të kufijve.

 

Mathew Palmer: “Ne nuk angazhohemi, por nuk e përjashtojnë një marrëveshje në mes të dyja vendeve që mund të përfshijë gjëra të tilla. Në mënyrë që të rifillojë dialogu, Prishtina do të duhet ta pezullojë taksën, qoftë edhe për 120 ditë apo 150 ditë. Kjo duhet të ndodhë menjëherë. Thelbi i kësaj është njohja reciproke e të dy shteteve, njohja e Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur .

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *